Një grup para dhe tetraplegjikësh në Elbasan protestuan këtë të hënë.

 

Shkak u bë vendimi i anëtarëve të Komisionit mjekësor për penalizimin e një pjese të tyre me heqje të pagesës së paaftësisë. Në total, nga ky vendim janë prekur rreth 160 persona me aftësi të kufizuar.

 

Shumë prej tyre edhe pse me statusin e invalidit duhet të dalin sërish para komisionit për të përfituar kempin. Të dëshpëruar ata kërkuan zgjidhje, ndërsa katër prej tyre u futën në grevë urie.

 

 

1-Nuk kane plotesuar kushtet qe kemi sipas statusit.

 

2-Ne kemi nje status qe e kemi pergjithmone nuk keminte drejte te dalim per kontroll. Arsyeja eshtë se nga ne qe vuajme me shtylle kurrizore perfitojne 700 veta ne shkalle republike.

 

Protestuesit thanë se me heqjen e ndihmës financiare nuk mund të ushqehen.

 

 

I kane hequr 200 mije leke. Shikojeni eshte e afte kjo per pune?

 

2- Jam familjar, veti i katert. Me ate pagese qe me kane cuar mua 200, thone nuk te kemi hequr statusin, por paketen higjenositare. Po jetoj dot une me aq?

 

Vendimi i këshillit të ministrave parashikon se persona të cilët kanë dëmtime përfundimtare pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror. Por ky i fundit ka vendosur të ndryshojë rregullat duke i dëmtuar ata.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png