Një 48-vjeçar shqiptar, i njohur për policinë italiane, është arrestuar pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.

Foto ilustruese

Sipas mediave italiane, denoncimi është bërë nga vetë gruaja e shqiptarit, e cila ka treguar se ndërsa ishte në shtrat, bashkëshorti ishte hedhur mbi të duke e goditur.

Ajo ka dëshmuar se i ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, por edhe ai më pas është rrahur nga i ati.

Pas mbërritjes së policisë, fillimisht shqiptari ka bërë rezistencë ndaj tyre duke mos u qetësuar, ndërsa më pas është dërguar në komisariat për gjykim të mëtejshëm.

48-vjeçari shqiptar akuzohet për abuzim në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re