Hava Osmënaj është tërhequr nga familjarët e saj nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ajo ka mbërritur rreth orës 07:20 të të shtunës në IML dhe pas jo më shumë se 3 orësh është tërhequr nga tp afërmit e saj.

Nga analizimi i shkaqeve të vdekjes së 62-vjeçares, kryesore kanë qenë frakturat e rënda të marra nga hedhja nga ballkoni i apartamentit të saj në Astir që ndodhet në katin e 4 të një pallati. Ekspertiza ka konstatuar edhe shenja të djegies dhe asfiksisë.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se e moshuara është rikthyer e pajetë në vendin e origjinës, Mallakastër ku është bërë edhe ceremonia mortore nga të afërmit e saj.

Klodian Osmënaj 36-vjeç, djali i Havasë që u hodh bashkë me këtë të fundit, ndodhet në trajtim intensiv nga mjekët për shkak të plagëve që ka kryesisht në gjymtyrë por edhe dëmtimeve në organet e brendshme të trupit të shkaktuara nga hedhja.

Ai ka pësuar edhe dëmtime nga zjarri ç’ka nëse mbijeton, bluzat e bardha pohojnë se i duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar.

“O njerëz po digjem”, pamje ekskluzive: Shihni si hidhen njëri pas tjetrit Hava dhe Klodian Osmënaj nga kati tretë (VIDEO)

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re