Prej orës 19:00 kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon mbledhjen me Kryesinë. Kur ora shënon 21:30 mbledhja akoma nuk ka mbaruar. Diskutimet janë të gjatë.

Nuk përjashtohet një vendimmarrje e fortë e Kryesisë për deputetët që morën pjesë në protestën e 8 Janarit në krah të Sali Berishës.

Burimet bejne me dije se në fillim të mbledhjes kryedemokrati u ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë së PD-së që asgjë nga diskutimet të mos dalë në media.

Nëse Kryesia do të marrë vendime për deputetët e grupit, atëherë pritet që shumë shpejt në ditët në vijim të mblidhet Këshilli Kombëtar për të vulosur vendimet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re