Nënkomisari i eskortës së kryeministrit italian Giuseppe Conte, Giorgio Guastamacchia ka ndërruar jetë në një spital në Romë. Sipas raportimeve të mediave vendase, 52-vjeçari humbi jetën pas impilikimeve pneumonike të shkaktuara nga koronavirusi.

Guastamacchia, baba i dy fëmijëve ishte infektuar disa javë më parë dhe menjëherë ishte shtruar në spital ku ishte intubuar nga mjekët. Ndërsa, gjatë ditës së sotme, kanë ndërruar jetë edhe tre mjekë të tjerë në Itali duke bërë që bilanci të rritet në 80.

Deri më tani, si pasojë e koronavirusit në Itali kanë ndërruar jetë 14,681 persona dhe rezultojnë të infektuar 119,827. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re