Kreu i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi ka reaguar pas lajmeve në lidhje me shëndetin e tij dhe dyshimeve se është prekur nga COVID-19.

Golemi shkruan në rrjetet sociale se ka shfaqur disa simptoma të lehta një ditë më parë të ngjashme me COVID-19 dhe ka vendosur të izolohet në banesë për të mos rrezikuar persona të tjerë.

Ai shprehet se pret përgjigjen nga ISHP-ja dhe do vijojë të ndjekë detyrat dhe punën nga shtëpia.

POSTIMI:

Miq, pas disa simptomave të lehta që më janë shfaqur një ditë më parë, të ngjashme me COVID-19, vendosa të izolohem në banesë, për të mos rrezikuar kolegët në punë dhe persona të tjerë me të cilët do të kisha kontakt. Kam kryer tamponin dhe po pres zyrtarisht nga ISHP-ja përgjigjen nëse jam apo jo i infektuar me koronavirus.

Ndërkohë do të vazhdoj të ndjek punët dhe detyrat në distancë nga shtëpia.

Jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe po pres rikuperimin e plotë për t’iu rikthyer sërish angazhimeve si më parë.

Ju falënderoj për qindra mesazhe e telefonata që kam marrë fill pas publikimit të nxituar të lajmit në disa media.

Duke u kujdesur për veten dhe familjen tuaj do ta mbani larg COVID-19 dhe së bashku do ta fitojmë luftën me armikun e padukshëm. Ju përshëndes!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re