Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë është në mbështetje të bojkotit të nisur nga avokatët kryesisht, të cilët shprehen se nuk do të marrin pjesë në seancat që u caktohen nga shteti deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Avokatët kryesisht kërkojnë që të rriten pagesat që ata marrin për çdo seancë, që organet të mos veprojnë në bazë të interesave personale, si dhe caktimin e një personi që të merret me listimin e avokatëve kryesisht.

Po çfarë kërkohet?

Rritje e pagesës për seancat gjyqësore apo çdo procedim penal nga avokatët kryesisht
KLP , KLGJ, Drejtuesit e gjykatave dhe prokurorëve të zbatojnë listat sipas radhës, duke larguar diskriminimin ku disa gjyqtarë,prokurorë  apo OPGJ caktojnë vetëm disa avokatë kryesisht me preferencë nga ana e tyre.
Caktimin e një avokati me pagesë, sidomos për Tiranën  që të jetë rregullator për grafikun dhe listimin e Avokatëve  kryesisht.

Në një lidhje për Fax News, Avokati Saimir Vishaj, që qendron në krye të Shoqatës së Avokatëve Penalistë, tha se është e turpshme që avokatët të paguhen nga 20 mijë lekë të vjetra për një seancë, ndërsa shtoi se një pjesë e tyre ndihen të nëpërkëmbur, dhe të vendosur nën presionin e të fortëve.

“Avokatët mund të caktohen kryesisht nga Gjykata në momentin kur të pandehurit nuk e kanë mundësinë ekonomike për të pasur një avokat. Janë 4 apo 5 avokatë që zgjidhen gjithnjë, dhe nga ana tjetër vendosin avokatë kryesish për të fortët që nuk preferohen nga ana e Policisë Gjyqësore.

U japin çështje komplekse dhe të vështira. Në Tiranë është e vështirë që të punohet me një listë avokatësh, nuk mund ti japësh një avokat kryesisht një trafikanti droge apo një trafikanti armësh. Ka një pikëpyetje të madhe se pse një trafikanti duhet ti caktohet një avokat kryesisht, të cilët gjenden nën presione të forta”, u shpreh Vishaj.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re