Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas kallëzimit në SPAK nga PD për organizatorët e kuvendit kombëtar të së shtunës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Këlliçi shkruan se sot i është shtuar edhe një padi, përpos 11 të tjerave që ka dhe nuk ja bën “syri tërr”.

Këlliçi thekson ndër të tjera se Basha është shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

“Nga viti 2015 kur u zgjodha kryetar i FRPD, bashkë me qindra demokratë të tjerë, kemi provuar në kurriz qelitë, gazin lotsjellës dhe dhunën policore. Është bërë gjithçka për të na asgjësuar si Parti Demokratike.

Ndaj meje janë depozituar 11 padi në SPAK nga Erion Veliaj, Ardian Çela, Mirel Mërtiri dhe gjithë fijet e tjera të pushtetit okult të Edi Ramës. Sot m’u shtua edhe një, nga Gazment Bardhi!

Zoti Bardhi!

Ju dhe ish kryetari ynë jeni shkarkuar nga funksionet tuaja nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021.

Me padinë tënde të porositur s’ma bën syri tërr.

Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Parti sovrane e demokratëve të lirë! ✌ “, shkruan Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re