Skip to content

U kallëzua nga Aleanca për Teatrin, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për gjyqtarin Sokol Tona, urdhër SPAK të hetojë zyrtarët e Bashkisë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për kallëzimin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Sokol Tona.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se Apeli i GJKKO ka dalë në përfundimin se nuk ka arsye për të hetuar gjyqtarin Tona, pas kallëzimit nga Aleanca për Teatrin.

Ndërkohë, Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK të nisë hetime ndaj gjithë zyrtarëve të bashkisë, që sipas Aleancës për Teatrin, kanë kryer korrupsion.