Skip to content

U kallëzua nga një qytetar për një pasuri publike me qira, Apeli i GJKKO kthen për hetim çështjen ndaj kryebashkiakes së Lushnjës

Eriselda Sefa spak

Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të nisë hetimet për një rast ku është denoncuar kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa. Kjo e fundit është denoncuar nga një qytetar nga Lushnja për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fu kallezua nga nje qytetar per nje pasuri publike me qira apeli i gjkko kthen per hetim ceshtjen ndaj kryebashkiakes se lushnjes%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebNJOFTIMI

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.
– Një kopje e vendimit t’iu komunikohet palëve.
U vendos në Tiranë, me datë 30.09.2025 ora 12:45.