SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministres së Shëndetësisë, aktualisht Ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministres së Shëndetësisë, aktualisht Ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Procedimi mban numrin 81, të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ky procedim është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga deputetja e PD, Albana Vokshi në vitin 2020, për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e COVID-19, kohë në të cilën Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Referuar kallëzimit të bërë nga Vokshi aso kohe, pretendohet se Manastirliu ka bërë tenderë sekretë gjatë kohës që ishte ministre e shëndetësisë.

SPAK po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje, për një ccështje që ajo e cilësoi sekret hetimor.

Pak javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë për Manastirliun, duke shtuar në të, prova për tendera.

 

Lajm ne perditesim..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re