SPAK ka nisur  hetim për kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, pasi Partia Demokratike bëri një kallëzim.

Kryebashkiaku Memolla po hetohet për veprën penale “Korrupsion”.

Memolla dyshohet se ka dhënë dy herë dëmshpërblim për banesat e dëmtuara, ndërsa mes të dëmshpërblyerve janë njerëz të afërt të tij dhe qytetarë.

Kujtojmë që Memolla është akuzuar më parë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re