Skip to content

U kap duke fotografuar votën, reagon Genc Pollo: S’e dija që qenka e ndaluar kjo gjë, unë po filmoja kabinën e votimit

Zgjedhjet në Partinë Demokratike u shoqëruan me parregullsi të shumta ku ankesa kanë pasur kandidatët Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Procesi i votimit u shoqërua me shumë akuza, pasi një pjesë e anëtarëve të PD nuk u lejuan të votojnë sepse nuk e kishin emrin në listë.

Gjatë votimit, ish-ministri Genc Pollo u kap “mat” duke fotografuar votën e tij, edhe pse kjo bie në kundërshtim me rregullat.

Një prej fotove ai e publikoi në rrjetet sociale, por njëri prej ndjekësve i komentoi duke i thënë se “fotografimi i votës nuk lejohet”. Pollo është justifikuar duke thënë se ka fotografuar kabinën e votimit dhe jo votën.