Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge në Treni.

Prej disa ditësh policia kishte marrë njoftime për praninë e dyshimtë të një të riu që shiste drogë në qendrën historike. I riu është vënë re nga policët në Via Lungonera Savoia teksa i jepte dy doza kokainë një 46-vjeçari.

Kur u kontrollua, 19-vjeçarit iu gjetën edhe 7 doza të tjera kokainë, të fshehura në të brendshme dhe 350 euro që besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës. Gjykatësi i vendosi ndalimin e qëndrimit në Terni. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re