Një 33-vjeçar është arrestuar në kuadër të finalizimit të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”.
I riu u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat, duke kultivuar kanabis.
Ai tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.
Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar./