Skip to content

U kap duke shitur doza heroine/ Policia i gjen në shtëpi 43 vjeçarit gjysmë kg drogë

WhatsApp Image 2022 10 07 at 11.06.46 PM

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi është kapur duke shitur heroinë.

 

Xhafer Deliut iu gjet dhe iu sekuestrua në shtëpinë e tij gjysmë kilogram heroinë dhe dy aparate celulare.

 

43-vjeçari kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë.

 

Ai ka qenë nën akuzë për veprën penale të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.