Efektivi i policisë së komisariatit nr. 2, Ledio Bako, i arrestuar rreth një vit më parë, pasi dyshohej se shpërndante drogë në zonën e ish bllokut do akuzohet nga prokuria edhe për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë.

Hetimet e prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se Bako, në bashkëpunim me Emiljano Shorjan, një nga  kolegët e tij të komisariatit nr.2, i kanë marrë një shtetaseje  shumën prej 1500 eurosh me qëllim që ajo të marrë diplomën në një univeristet privat pa shkuar në auditor.

Megjithatë kjo shtetase edhe pse e ka paguar këtë shumë parash, nuk kish marrë asnjë provim. Pasi ka kuptuar që policët nuk i kishin kryer punë, kjo shtetase, e identifikuar me inicialet A. K., ka bërë  kallëzim, se dy efektivët e policisë i kishin marrë shumën prej 1500 eurove, me qëllim që t’ia jepnin  administratorit të Universitetit. Kallëzimi mështë depozituar në prokurori nga ajo, vetëm disa muaj pas arrestimit të policit Ledion Bako.

Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore, ajo ështe shprehur se dy efektivët Bako e Shorja e kanë mashtruar, duke i përvetësuar paratë. Pas depozitimit të këtij kallëzimi prokuroria nisi menjëherë hetimet. Sipas dosjes hetimore, shtetasja A.K., ka pranuar të përgjohet gjatë një bisede 30 minuta me efektivin e policisë, Emiljano Shoraj, ku nga biseda është vërtetuar dëshmia e kallëzueses.

Gjithashtu prokuroria përveç përgjimit të bisedës ka kryer edhe përgjime ambientale dhe vëzhgime në terren, veprime këto që e kanë implikuar edhe më shumë  inspektorin e Policisë, Emiljano Shorajn. Prokuroria përveç akuzave për shpërndarje drogë dhe shpërdorim detyre ka ngritur akuzën edhe të shtrimit e ndikimit të paligjshëm për agjentin e krimeve Ledio Bako. Ndërsa ndaj kolegut të tij, Emiljano shorja është ngritur akuza për “ushtrim të ndikim të paligjshëm”. Shora, aktualisht është në “Arrest shtëpie”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re