Gjykata e Durrësit ka lënë në burg të riun nga Lezha, Ferdinant Murikaj, i ndalua dy ditë më parë me një sasi prej rreth 30 mijë eurosh në një kamion i ardhur nga Italia.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë që merrej me transportin e mjeteve, shtetasin Erjon Jovani.

Gjithashtu, policia procedoi në gjendje të lirë edhe një 34 vjeçar, të cilit iu gjet shuma prej 11 765 euro.

Gjatë kontrollit të dy kamionëve që vinin nga Italia të ngarkuar me mjete, në njërin prej tyre është gjetur e fshehur sasia e madhe e parave.

Policia e Durrësit dhe Prokuroria e Rrethit kanë nisur hetimet për të mësuar rolin e personave në fjalë dhe lidhjet e tyre me individët që kanë dërguar eurot në Shqipëri. Hetuesit dyshojnë se paratë e sekuestruara janë fituar nga aktivitete të paligjshme të grupeve kriminale në Itali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re