Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në kuadër të policor i koduar “Road Guard 57”.

Njoftimi i policisë

Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 57”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 42-vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 57″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. R., 42 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Në përditësim…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko