Një 36-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në pranga u vu E. M., 36 vjeç, banues në Durrës ndërsa u shpallën në kërkim R. I., 29 vjeç dhe A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në kuadër të tij, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Shpallen në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 36 vjeç, banues në Durrës, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit R. I., 29 vjeç dhe A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës.

Shtetasi E. M., është kapur nga shërbimet e Policisë në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Ford” 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 36-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re