Skip to content

U kap jashtë banesës në Shkodër, arrestohet 28 vjeçari që ishte lënë në arrest shtëpiak për dhunë në familje

auto 1686421122 policia1688464347

Një 28 vjeçar nga Shkodra është arrestuar pasi theu masën e sigurisë ‘arrest me burg’. I riu u arrestua pasi u kap në flagrancë jashtë banesës së tij ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e kishte lënë në arrest shtëpiak për veprën penale “Dhuna në familje” për dhunë ndaj babait të tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. U., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 07.07.2023, për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.