Pas skandalit të publikuar në media, ku shihej duke shkëmbyer puthje pasionante me këshilltaren e tij, ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka dhënë dorëheqjen.

Në letrën drejtuar Kryeministrit Boris Johnson, ai thotë se dorëheqjen e jepte si detyrim ndaj njerëzve që kishin sakrifikuar kaq shumë gjatë pandemisë. Johnson tha se e pranoi dorëheqjen me “keqardhje”.

Një ditë më parë, titujt e mediave britanike u pushtuan nga fotografitë e Ministrit të Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock teksa shkëmbente puthje pasiononte me sekretaren e tij Gina Coladangelo.

Ditën e sotme, mediat kanë bërë publike edhe videon e kësaj skene. Në pamje duket ministri që kontrollon korridorin për të parë nëse kishte ndonjë person. Sapo mbyll derën, sekretarja i afrohet dhe ai nuk heziton që ta puthë dhe ta prekë në trup.

🚨THE VIDEO WITH SOUND🚨
Finally we can hear #matthancock moisturising his secretary 💦😬😳😱#sackmatt #londonprotest #MinorityReport pic.twitter.com/2lLKSf7Rog

— Dapper Laughs (@dapperlaughs) June 26, 2021

Pas skandalit, Hancock u shpreh i penduar për shkelje të masave anti Covid, por nuk bëri asnjë koment për tradhtinë ndaj gruas së tij, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh dhe kanë tre fëmijë.

Ndërkohë, nga fotot e publikuara nga mediat britanike vihet re se sekretarja 43-vjeçare largohet me makinën 70 mijë paund “Audi Q7”, nga shtëpia luksoze prej 3.6 milionë paund.

Ajo u largua pa bashkëshortin e saj milioner dhe themeluesin e “Oliver Bonas”, Oliver Tress. Por para se Gina të largohej, është parë teksa komunikonte me 54-vjeçarin. Sipas “The Sun”, ajo nuk është kthyer në pronën e saj në Londrën jugperëndimore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re