Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg pa afat”, për Enea Sulejmanin, njërin prej të rinjve të cilët tentuan të përplasnin me makinë efektivët në tentativë për t’u larguar gjatë një operacioni antidrogë.

Në burg me afat deri në 16 maj, janë lënë Shkëlqim Ostresi, Igli Begaj dhe efektivi i operacionales, Ervis Shkurta.

Mësohet se Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore, por u përfaqësuar nga avokati i tij.

Përballë gjyqtarit të çështjes Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, gjatë seancës kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake, pasi janë dhënë pa praninë e avokatit dhe nën trysni.

Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit. Ndërkohë, edhe polici Ervis Shkurta ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit britanik që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë.

Enea Sulejmani

Po ashtu ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie, edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka i biri. Mbrojta ka kërkuar masë më të butë sigurie dhe po ashtu mohon faktin që ata të kenë pasur dijeni për drogën. Burime bëjnë me dije se nga raportet e vëzhgimit nuk del që të përmendet emri i policit Shkurta.

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar që t’i lërë në qeli, duke argumentuar se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm. Gjatë hetimit dy mujor janë përdorur edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet.

Igli Begaj

Çfarë ndodhi në kryeqytet

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan”, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar.

Shoferi ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

“Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, raportuan uniformat blu.

Në automjet tip është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Shkëlqim Ostreni

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re