Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë  “arrest në burg” pa afat efektivin e RENEA-s Altin Morina. Efektivi i RENEA-s u vu në pranga pas një kontrolli të automjetit me të cilin ai po udhëtonte. Policia gjeti 113 mijë euro në makinën ku ai po udhëtonte.

 

Para togave të zeza, efektivi i RENEA-s ka deklaruar se paratë ishin të një biznesmeni dhe ai ia kishte marrë borxh.

Ai ka pretenduar se dëshminë e tij do e mbështesë përmes disa dokumenteve.

 

“Lekët nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, mësohet të ketë deklaruar Morina.

Morina akuzohet për pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

 

Katër aparatet celular që i janë sekuestruar do të ekzaminohen dhe hapen për të parë nëse do të sigurohen prova të përfshirjes së tij në aktivitete kriminale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re