Erjon Jovani, pronari i firmës që ka në pronësi kamionin e kapur me sasinë e 300 mijë në euro në Portin e Durrësit, është arrestuar 4 vite më parë për një sasi prej 190 kilogramë kanabis, në po të njëjtin port.

Për këtë vepër penale ai fillimisht ai u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, për trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim. Por, në vitin 2018, Jovani ka arritur të rrëzojë në Apel akuzën e trafikimit të narkotikëve dhe është dënuar vetëm për moskallëzim krimi, pasi gjykata ka vlerësuar se nuk është vërtetuar akuza tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re