Gjykata e Krimeve të Rënda hodhi poshtë kërkesën e Klevi Likës për lirim nga burgu.

Klevi Lika është një nga katër personat e arrestuar lidhur me cështjen e gjetjes se 3.4 milion eurove në makinën tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në qershor të këtij viti.

I riu shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Përvec tij u arrestuan për këtë ngjarje edhe  babai I Klevisit, Edi Lika (Cani) 41 vjec, Agim Çeka, 61 vjeç dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

Ndrëkohë në kërkim janë shpallur Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët mendohet se janë porositës së ngarkesës me sasinë e madhe të eurove, që u zbuluan në portin e Durrësit.

21 vjecari Klevi Lika kërkoi lirinë nga trupi gjykues me arsyetimin se dëshiron të vazhdojë shkollën, pasi pritet të nisë vitin e tretë të gjimnazit por Prokuroria kundërshton lirimin pasi po pret përgjigje nga Belgjika, Anglia dhe Italia për origjinën e parave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re