Detaje të reja nga hetimi për biletat e falsifikuara të trasportit urban në kryeqytet.

Zbardhet dëshmia e fatorinos së arrestuar Amarildo Çollaku, që iu sekuestruan disa blloqe me bileta autobuzi të faksifikuara.

Sipas hetimeve  ka rezultuar se organizatorë të skemës se falsfikimit janë dy vëllezërit, Festim dhe Veiz Ibraliu. Sipas policisë nga këqyraj e faqes QKB rezulton se shtetasi Veiz Ibraliu, është administrator i subjektit “Klindit”.

Të dy pronarët kanë dalë në pah nga dëshmia e Amarildo Çollaku, fatorinos së arrestuar. Ai ka treguar para policisë se, blloqet e biletave ia ja dhënë pronari F. Ibraliu.

“Mi dha te lokali në pronesi të tij Narkos. Pronari më ka dhënë 2 palë fatura, një palë të rregullta dhe palë të pa rregullta. Pronari ndonjëherë më thotë të përdorim biletat e licensuara, ndonjëherë të pa licensura, kur e sheh ai të arsyeshme. 

Në shumicën e rasteve përdorim bileta të pa licensuara, kur ndonjë qytetar na e kërkon të licensuar ia japim. Këto bileta jane te vulosura nga pronari por nuk e di kush i vulos”, ka thënë ai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re