Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik,iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.   

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 36-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihet në pranga 36-vjeçari që u kap në flagrancë në lagjen “Muradie”, me doza kokaine të gatshme për shitje.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike kokainë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Muradie”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 36-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re