Skip to content

U kap me drogë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali! Si tentoi t’i ikte policisë

policia italiane 1 1

Karabinierët e San Michele all’Adige në Itali, arrestuan një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, pa precedentë penalë, i cili u kap me drogë.

Policia italiane u vu në lëvizje kur u njoftua për një person të dyshimtë. Pasi e kanë identifikuar, 25-vjeçari ka tentuar të ikë me biçikletë. Pasi u ndalua, i riu pranoi se kishte drogë.

Nga kontrollet atij iu gjetën 60 gram kokainë dhe 1300 euro chash, me gjasë të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

25-vjeçari u arrestua dhe më pas u dërgua në burgun Spini di Gardolo.