Policia ka vënë në pranga një 65-vjeçar,të cilit gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën rreth 600 g cannabis, 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë të ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë.

Nën hetim është vënë një 42-vjeçar, i cili  u kap në flagrancë duke blerë doza cannabisi nga 62-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Vijon intensivisht puna operacionale dhe e inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Paralel”.

Sekuestrohen 600 g cannabis (një pjesë në doza), 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që posedonte sendet e kundërligjshme dhe lëndën narkotike të cilën e kishte siguruar me qëllim shitjen në doza, në afërsi të shkollave.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër që u kap duke blerë doza cannabisi, nga i arrestuari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Tepelenës, në bashkëpunim me ata të sektorëve Operacional dhe për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Paralel”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. G., 65 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. S., 42 vjeç, të dy banues në Tepelenë.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 600 g cannabis, 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë të ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë. Një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

Ndërkaq, procedimi penal për shtetasin L. S. nisi sepse u kap në flagrancë duke blerë doza cannabisi, nga shtetasi J. G..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re