Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës Agim Kajmaku është liruar nga qelia në Itali, raporton News24. Mësohet se ai ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Fermos.

Gjykata ka deklaruar gjithashtu se pafajësinë e ka marrë edhe nipi i Kajmakut.

Kajmaku u kap me 20 kilogramë kokainë në vendin fqinj. Mediat italiane bënë të ditur në atë kohë se Kajmaku është arrestuar më datën 27 maj në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e  San Benedeto del Tronto në Itali.

Ish-kryebashkiaku i Vorës mësohet se e kishte fshehur drogën në vazo me lule. Droga e sekuestruar dyshohet se kishte vlerën e 1 milionë eurove.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re