Skip to content

U kap me kanabis në makinë/ Fier, arrestohet 29-vjeçari

FierGoditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit.

U kap me sasi kanabisi me vete dhe në automjet, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhimshitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O., 29 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrolli në automjetin që drejtonte, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis Sativa, e ndarë në 35 doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.