Gjykata e Beratit dha sot masa e sigurisë “arrest me burg” për ish/polici Sokol Dardha,i cili u kap dy ditë më parë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë me 33 doza kokainë dhe vaj hashashi në makinë.

 

Dardha ka mbërritur në Gjyjatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe masa e sigurimit ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura.

 

Sokol Dardha akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, bazuar në Nenin 283 të Kodit Penal dhe “Nxitje për përdorimin e lëndëve narkotike”, bazuar në Nenin 286 të Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re