Mbrëmjen e së enjtes djali i ish deputetit socialist, Dashamir Peza, është shoqëruar nga policia pasi gjatë kontrollit të bërë në Shëngjin i është gjetur drogë e llojit kokainë.

Gëzim Peza, rreth 36 vjeç është kapur me sasi të vogël kokaine për përdorim vetjak gjatë aktivitetit “Onum” që po organizohet së fundmi në qytet.

Burime të Fax News, bëjnë me dije se në momentin e ndalimit, 36 vjeçari ka qenë i shoqëruar nga një femër në makinën e tij tip “Ford”.

Ndërkohë raportohet se djali i ish deputetit të PS, është liruar ditën e djeshme duke mos u ndëshkuar për sasinë e kokainës së gjetur gjatë kontrollit ndaj tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re