Një 66-vjeçar është proceduar penalisht pasi në PKK Kapshticë, gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
66-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në PKK Kapshticë.
Sekuestrohen 30 500 euro, procedohet penalisht 66-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.
Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.