Gjykata e Tiranës ka dënuar me pesë vite burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestuar me një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të vitit 2020.

Pas arrestimit, Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ai u pikas nga punonjësit e Gardës, teksa ishte me pistoletë pranë selisë së PS, dhe u ndalua nga forcat “Shqiponja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re