Arrestohet një djal i ri nga Korça i cili po transportonte shtetas te huaj me makine kundrejt shpërblimit.

Shtetasi E. B., 19 vjeç, ishte duke levizur në aksin rrugor Pojan-Pendavinj me mjetin tip “Benz”, ku brenda ndodheshin 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit ju kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Drejtuesi i mjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të largohet duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap dhe neutralizua.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re