Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 7 vjet e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada.

 

Togat e zeza kanë dënuar gjithashtu me pesë vjet burg shokun e tij Elton Hithi.

 

Ish-efektivi i forcave elite të policisë u arrestua nga koleget e tij në korrik të vitit të kaluar  në afërsi të rreth-rrotullimit të sanatoriumit.

 

Gjatë kontrollit në mjetin e tyre luksoz u gjet një snajper i modifikuar.

 

Rada dhe hithi u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit policor u kontrolluan në atë kohë edhe disa banesa ku u gjetën një pistoletë, dylbi, karikator plumbash etj.

 

Remal rada përpara se të arrestohej ishte tërhequr nga radhët e policisë. Pas arrestimit nisën hetimet për përfshirjen e tij në grupe të rrezikshme kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re