Zbulohen detaje të reja në lidhje me të arrestuarin Leonard Duka, i cili u kap në një provincë të Brukselit në orën 06:00 të mëngjesit të së martës së 14 shkurtit.

 

 

Burime shprehen se në momentin e arrestimit Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Policia shqiptare përmes informacioneve kishte arritur që të zbulonte vendin se ku fshihej i shumëkërkuari Duka.

 

 

Më pas kanë njoftuar autoritetet belge, të cilat arrestuan 37-vjeçarin. Duka fshihej prej kohësh në Belgjikë, ku bashkëjetonte me një vajzë.

 

 

Ndërkohë, policia belge po heton për persona të tjerë të përfshirë në klanin Duka që mund të kenë ndihmuar 37-vjeçarin të fshihej në këtë shtet. Aktualisht, autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim për procedurat e ekstradimit në vendin tonë.

 

 

Leonard Duka ishte shpallur n/ kërkim ndërkombëtar pasi është akuzuar nga Prokuroria e Posaçme si një nga autorët e vrasjes se ish-efektivit Santiago Malko.

 

 

Duka është i njohur për armiqësinë e tij me një nga personazhet më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri, Ervis Martinaj.

 

 

Ndërsa emri i tij nuk ka mbetur pa u përmendur as nga mediat rozë për shkak të lidhjes së tij dashurore me ish miss-in, Trejsi Sejdini.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re