Një shqiptar i cili deklaroi në polici së është trafikuar në Britani nga trafikantët e qenieve njerëzore u burgos, pasi u kap duke punuar në një fabrikë kanabisi.
Shtetasi për të cilin bëhet fjalë është Hakik Lala do të deportohet nga shteti anglez pasi të kryejë dënimin. Shqiptari ka pranuar akuzat para togave të zeza duke theksuar se ishte punonjës kanabisi në një shtëpi në rrugën Chepstow të Newport.
Gjykatësi i çështjes, Richard Williams tregoi detaje se si u arrestua shqiptari teksa po përpiqej t’i largohej autoriteteve.
Lala në tentativë për t’i ikur policisë ka tentuar të kërcejë nga dritarja, por misioni i tij ka qenë i pamundur duke përfunduar më pas në pranga të policisë britanike. Pas kontrolleve të imtësishme, policia gjeti një fermë të madhe kanabisi dhe 250 bimë të shpërndara në dhoma të ndryshme.
I pandehuri 46-vjeçar, i cili u asistua nga një përkthyes në shqip gjatë gjithë procesit, u tha hetuesve se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuara rreth një muaj e gjysmë më parë, ku kishte paguar 10 mijë paundë.