Skip to content

Berat/ U kap në gjendje tëdehur duke thyer edhe rregullat e karantinës

Një 45 vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke drejtuar në gjendje tëdehur mjetin si dhe ka qenë në kundërshtim me Aktin Normativ numër 3. Njoftohet se  45-vjeçari me inicialet P. S, banues në Vlorë është kapur në flagrancë nga policia duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje tëdehur. Ai gjithashtu ka qenë duke thyer rregullat e karantinës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtonte mjetin në gjendje tëdehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje tëdehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.