Këtë të martë në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve tona me policinë greke është bërë i munduar arrestimi i Leart Haxhiut 31 vjeç i cili është i dënuar për vrasje nga gjykata e Lushnjes.

Haxhiu njihet për një sërë krimesh të bëra në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

31 vjeçari dyshohet se është atentatori kryeso kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit. Gjithashtu ai është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.

LEXO EDHE:I dënuar për vrasje, kapet në Janinë Laert Haxhiu

Ndërkohë Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Ndërkaq pas arrestimit të tij në Janinë, pritet edhe ekstradimi drejt vendi tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re