Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin nga Kameruni Josoue Ngankam, i cili u kap në Rians me mbi 1 milionë euro në bagazhet e tij.

Fax News mëson se nuk ka prova akoma qe e lidhin me pronësine e valixhes por shuma e parave është e madhe. Ndërkohë avokati i tij ka thënë se ai rrezikon deri në 10 vite burg.

Ndaj tij rëndon akuza e mashtrimit dhe falsifikmit të parave.

Ngankam u arrestua ditë më parë pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtatas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re