Shqiptarët Dijonis Biba dhe Ervin Delija, të cilët u dënuan me 15 muaj burg nga drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar kanë treguar se janë përfshirë në botën e drogës për shkak të borxheve që kishin.

Gazeta angleze shkruan se Biba që u bë i famshëm për videot e publikuara në rrjetet sociale me anë të të cilave u tregonte shqiptarëve se si të mbërrinin ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe Delija janë vetëdeklaruar fajtorë për akuzat. Përpara trupit gjykues, dy të rinjtë janë shprehur se kishin shumë borxhe për të shlyer në Shqipëri dhe se për këtë arsye ishin marrë me “shtëpi bari”.

“Të dy kanë pranuar në deklaratat e tyre, fajin dhe faktin që ishin përfshirë për shkak të borxheve,”- shkruan media britanike.

Policia angleze në shtëpitë e barit ku u kap Biba  gjetën 210 rrënjë kanabis me një vlerë prej 300.000 paund ishin montuar edhe kamera sigurie. Biba, 20 vjeç dhe Ervin Delija, 24 vjec u dënuan me nga 15 muaj burg secili. Ata do të dëbohen nga Anglia në përfundim të dënimit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re