Një Gjyktë në Mbretërinë e Bashkuar ka dënuar me 15 muaj burgim një 33-vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për Sajmir Hoxhën, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari u arrestua në flagrancë nga policia britanike, teksa po ujiste bimët narkotike në një banesë në Britani.

Shqiptari ishte punësuar për të ujitur bimët narkotike. Policia tha se Sajmir Hoxha ishte përgjegjës për 78 bimë, të cilat nëse do të shiteshin do të kishin nje vlerë prej 47 mijë paund.

33-vjeçari kishte disa muaj që punonte në këtë ambient dhe kishte arritur që të fitonte 5 mijë euro, që sipas tij i duheshin për të paguar paratë që kishte marrë borxh për të mbërritur në Britani në mënyrë ilegale.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re