Një shqiptar 44-vjeç i identifikuar si Izmir Dragoti është dënuar me 12 muaj burg nga gjykata britanike pasi u kap në një ‘shtëpi bari’.
Dragoti është arrestuar në banesën e mbushur me lëndë narkotike në verën e vitit të kaluar ndërsa ka dalë përpara gjykatësve në 25 janar.
Rasti është bërë publik nga mediat britanike pasi ndryshe nga rastet e ngjashme, 44 vjeçari shqitar ka kërkuar të lirohet për të takuar motrën e tij e cila vuan nga kanceri përpara se të ndërrojë jetë.
Ai është shprehur gjithashtu se ka lënë pas bashkëshorten dhe djalin e mitur ndërsa ka treguar se është mashtruar për punën që do të bënte në Britaninë e Madhe.
Në përfundim të seancës, gjyqtari ka pranuar që Dragonti kishte vetëm rolin e kopështarit në shtëpinë e mbushur me bimë kanabisi dhe ka vendosur për të vetëm 12 muaj burg.