Një tjetër shqiptar është arrestuar në Britani për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Ardi Pula. Gjatë kësaj jave 24-vjeçari doli përpara gjykatës për të dëshmuar për 8.5 kilogramë drogëq ë policia i gjeti në banesë.

Vlerësohet se kanabisi kishte vlerën prej 85 mijë paund. Gjatë dëshmisë në gjykatë 24-vjeçari mohoi se banonte në banesën ku u gjet droga.

Por hetimet kanë treguar se i riu shqiptar kishte dërguar më shumë se 6000 £ në Shqipëri. Sakaq ai pranoi akuzat për trafikim të lëndëve narkotike dhe posedim të dokumenteve false të identitetit.

Në gjyq, avokati tha se si shumë shqiptarë, Pula kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me shpresën për të gjetur punë legjitime dhe nuk kishte ndërmend të kthehej në rrugën e krimit.

Por ai tha se Pula “ra në vështirësi ekonomike” dhe “u rekrutua” për të qëndruar në pronë dhe për t’u kujdesur për bimët ilegale.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re