Një 39-vjeçar në Tepelenë është arrestuar nga policia, pasi dyshohets e është poseduesi i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia”.

 

Blutë bëjnë me dije se për shtetasin me iniciale R.I kanë nisur hetimet për për përcaktimin e përgjegjëisë penale.

 

Tepelenë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjëisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re