Skip to content

U kapën duke tentuar të hapnin dyert e Audi-t me mjete të forta, arrestohen dy të rinjtë! Nga Shkodra në Korçë për të grabitur makinën

Policia ka arrestuar dy të rinj nga Shkodra që tentuan të vidhnin një automjet tip Audi në makinë.

Në pranga ranë të rinjtë me iniciale E. M., 33 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në flagrancë në mesnatë duke tentuar të hapnin dyert e automjetit tip “Audi”, me mjete të forta.

Mjetet e përdorura nga të arrestuarit për vjedhjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e një automjeti.

Vihen në pranga 2 shtetasit që u kapën në flagrancë, pas mesnate, duke hapur dyert e automjetit, me mjete të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, në lagjen nr.18, Korçë, kanë organizuar menjëherë punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën në flagrancë pas mesnate, duke tentuar të hapnin dyert e automjetit tip “Audi”, me mjete të forta, dhe u arrestuan shtetasit: E. M., 33 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Mjetet e përdorura nga këta shtetas për vjedhjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

“”