Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy trafikantë, të cilët janë kapur duke transportuar 4 klandestinë nga Hani i Hotit, në drejtim të Greqisë.

Në pranga është vënë N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë.

36-vjeçari u arrestua në flagrancë në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veiurt, nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar “Tre Urat”, Përmet.

Ai kishte qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me klandestinët, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

E.C. dyshohet se qarkullonte me automjetin tip “Toyota”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasin N. N., për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re